
Z.Safet GJICI lindi në Kukës më 30 Prill 1972. Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.
Arsimin tetëvjeçar dhe atë të mesëm i ka kryer nëvendlindje. Ka përfunduar studimet e
larta, në Akade-minë e Policisë “Arben Zylyftari”, duke u titulluar Oficer Policie. Po ashtu,
ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar si jurist, në
Fakultetin e Drejtësisë. Z.Gjici, me aktivitetin e tij privat në fushën e sigurisë dhe ndërtimit është nderuar me shumë çmime, ndërkohë që për kontributin e dhënë në fushën e futbollit, qytetarët e Kukësit e kanë zgjedhur me shumicë votash, si “Personalitet i Vitit 2012”. Këshilli Bashkiak i Kukësit e ka shpallur me vota unanime “Qytetar Nderi” i Kukësit.Safet Gjici hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në fushën e biznesit. Angazhim, në të cilin kurrë nuk mungoi bashkëpunimi me institucionet shtetërore për ndërtimin e një sërë veprash në shërbim të komuniteteve.